Një lapsus vihet re në njoftimin për shtyp të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, të shpërndarë sot për mediat. Në morinë e ngjarjeve kriminale të dokumentuara prej policisë së kryeqytetit, bie në sy lapsusi sipas të cilit, një 177-vjeçar ka rënë viktimë e tentativës së vjedhjes së celularit prej një 15-vjeçari.
“Më datë 05. 08. 2015, u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 15 vjeç, banues në Tiranë, sepse te tregu Çam, është kapur duke vjedhur telefonin e shtetasit H. M.,
177 vjeç, banues në Tiranë. (Neni 134 i Kodit Penal)”, thuhet në njoftimin për shtyp, ndërsa raportohet kjo ngjarje…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/