Fier, nxirret nga banesa forcërisht, nëna e divorcuar dhe me dy fëmijë...

Fier, nxirret nga banesa forcërisht, nëna e divorcuar dhe me dy fëmijë mbetet e pastrehë

73
0
Shares

Gjykata e Fierit që vendosi marrjen në mbrojtje të një 35 vjecareje të divorcuar, ka vendosur gjithashtu ta nxjerrë atë nga banesa pas kërkesës së ish- bashkëshortit. Nëna e dy fëmijëve është tashmë e pastrehë.
Për orë të tëra ka qëndruar e ngujuar, derisa në mbrëmje u detyrua të lërë banesën bashkë me fëmijët
Pas disa orë terrori e dhune psikologjike, dera e shtëpisë u hap me forcë, raporton Ora News.
Në dhjetor të vitit që shkoi 35 vjeçarja është divorcuar nga bashkëshorti Ardian Koçiaj. Në gjyqin ku u vendos divorci palët nuk ranë dakord për ndarjen e pasurisë, çka i ka detyruar të hapin një proces të ri gjyqësor.
Sipas nënës së dy fëmijëve, 42 vjeçari kërkon të hakmerret për vendimin e saj për divorc, ndërkohë që gjatë kohës së bashkëjetesës e dhunonte vazhdimisht.
“Nuk është bërë akoma ndarja e pasurisë. Ish bashkëshorti im po bën vetëgjyqësi bashkë me përmbaruesit e policinë. Bashkëshorti im do të më nxjerrë me dhunë mua dhe fëmijët nga shtëpia” thotë gruaja.
Nëna e dy fëmijëve rrëfen se fëmijët janë të traumatizuar.
“Fëmijët janë tromaksur” thotë ajo.
Ish-bashkëshorti i saj kërkon të ketë në pronësinë e tij banesën dhe për këtë i ka gjetur një ambient me qira, që sipas 35 vjeçares është i papërshtatshëm për të jetuar së bashku me dy fëmijët.
Sot, pas daljes nga banesa, nëna e dy fëmijëve do të depozitojë një tjetër kallëzim në polici, ndaj ish-bashkëshortit emigrant, i cili ndodhet vetëm për pak ditë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY