Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arratiset gruaja kërkon azil në Gjermani, paditi burrin se mbante C4 me celular në shtëpi

07/08/2015
Arratiset gruaja kërkon azil në Gjermani, paditi burrin se mbante C4 me celular në shtëpi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një person i dënuar më parë për mbajtje të armëve dhe lëndëve plasëse ka denoncuar të shoqen në Policinë e Tiranës. Sipas kallëzimit të burrit, gruaja ka ikur në Gjermani bashkë me fëmijën e mitur për të kërkuar azil.
Denis Shimili, i cili para tre vitesh u arrestua nga Antiterrori në kryeqytet, i denoncuar nga gruaja e tij, Rudina Mata, sepse kishte në shtëpi mina me celular, i është drejtuar Komisariatit nr. 3 për të kallëzuar largimin e bashkëshortes. Sipas tij, ajo është larguar më shumë se tre muaj më parë në drejtim të Gjermanisë, bashkë me fëmijën, me pretendimin se do të qëndronte disa ditë te disa të afërm të saj, por më vonë ka mësuar se e shoqja po qëndronte atje, pasi kishte aplikuar për azil.
Burimet e policisë thanë se mes Denis Shimilit, familjarëve të tij dhe 28-vjeçares Rudina Mata ka pasur vazhdimisht konflikte që pas datës 9 maj 2012, kur i shoqi u arrestua. Madje edhe në kohën kur ai ishte në qeli për minat me celular që iu gjetën në shtëpi, e shoqja kërcënohej nga familja e tij dhe për këtë pati kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje.
Ajo e paditi të shoqin në Policinë e Tiranës, me pretendimin se ai po linte fëmijën pa bukë për të blerë bomba me celular. Denis Shimili, një besimtar i devotshëm i fesë islame, u arrestua pasi i mbante eksplozivët në derën e shtëpisë.

Problemet në familje
Ai u ndalua nga Antiterrori më 9 maj të tre viteve më parë, si i dyshuar për prodhimin e minave me celular, pasi ishte konfliktuar me bashkëshorten për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë dhe besimit. Një besim që, sipas bashkëshortes, e kishte bërë Shimilin të linte shpeshherë pas dore edhe familjen. Këtë ka shprehur para oficerëve të Policisë tre vjet më parë bashkëshortja e tij, Rudina Mata.
Sipas saj, Denis Shimili prej kohësh e kërcënonte dhe e dhunonte sistematikisht, pasi ajo i kishte kërkuar llogari për shpenzimet e mëdha në blerjen e librave fetarë, në një kohë që ata kishin probleme ekonomike. Ndërsa për mbrëmjen e 3 majit të vitit 2012, ajo ka pretenduar se është kërcënuar me vdekje në sy të fëmijëve nga bashkëshorti i saj.
Mata ka kallëzuar në Komisariatin nr. 3 se mes saj dhe bashkëshortit, për shkak të problemeve ekonomike pas lindjes së fëmijës së parë, kanë filluar mosmarrëveshje dhe shpeshherë bashkëshorti i saj ka qenë i dhunshëm me të. Rudina ka insistuar në mënyrë të vazhdueshme pranë bashkëshortit të saj që të punonte dhe të krijonte të ardhura për të mbajtur familjen.

Kërkesa për mbrojtje
Disa ditë pas arrestimit të Denis Shimilit, 3 vjet më parë, familjarët e tij e akuzonin bashkëshorten si përgjegjëse për prangosjen e të shoqit. Rudina Mata denoncoi në Polici kunatat e saj, pasi e kanë kërcënuar me jetë.
Njëkohësisht ajo ka kërkuar edhe mbrojtje në Policinë e Tiranës, ku i është plotësuar edhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Ajo denoncoi për kanosje Sonada Popën, motrën e bashkëshortit, si dhe gruan e vëllait të bashkëshortit, Iris Shimili.

(“Panorama”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.