Një ditëlindje e paharrueshme dhe e veçantë për gjermanin Sven Hagemeir i cili festoi diëlindjen e tij për 48 orë.
Ai nisi udhëtimin e tij më 4 gusht, ditën kur kishte ditëlindjen, drejt Zelandës së Re, më pas në Australi për ta mbyllur në Havai.
Duke udhëtuar në këto 3 vende , ai mundi që të festojë ditëlindjen e tij në të njëjtën datë për 48 orë. Ai theu rekordin e mparshëm që e mbante Nargis Bhimji nga Pakistani, ditëlindja e të cilit zgjati 35 orë e 25 minuta. Për ditëlindjen e tij më të gjatë ai udhëtoi nga qyeteti lindjes Karachi drejt Singaporit në San Franciskos.
Edhe pse ditëlindja e Hagemeir theu rekordin Guinness si më e gjata, ai nuk e festoi shumë atë pasi i duhej të udhëtonte gjithë kohës me aeroplan për të kapur datën e ditëlindjes së tij. Por, 27-vjetorin e ardhshëm, ai premton se do ta festojë pranë gruas së tij.




