Vdes befas djali 14-vjeçar i presidentit bullgar

Vdes befas djali 14-vjeçar i presidentit bullgar

69
0
Shares

Filip Plevneliev, djali 14-vjeçar i presidentit bullgar Rosen Plevneliev, vdiq dje nga një sëmundje e rëndë, kumtoi kabineti i presidentit.
Filipi ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, ndërsa s’ka pasur as shenja e as simptome.
Aorta i është çarë nëpër tërë gjatësinë dhe ka shkaktuar gjakderdhje në organizëm, mëson gazeta “24 çasa”.
“Sot, më 8 gusht, na la djali ynë i madh, Filipi. Ai ishte një fëmijë i mirë dhe i fortë, na jepte gëzim neve dhe të gjithëve që e njihnin. Ky është një çast jashtëzakonisht i rëndë për familjen, për mua, bashkëshorten dhe dy djemtë tanë dhe Ju lutemi që të na lejohet qetësi në pikëllimin – e transmetoi sekretari deklaratën e presidentit Plevneliev.
Presidenti bullgar dhe bashkëshortja e tij Julijana kanë edhe dy djem më të vegjël, Asenin dhe Pavlen.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY