SHPËRTHIMI TE “DON BOSKO”/ Pronari i lokalit tregon momentin si ndodhi shpërthimi

SHPËRTHIMI TE “DON BOSKO”/ Pronari i lokalit tregon momentin si ndodhi shpërthimi

52
0
Shares

Zbardhet dëshmia e pronarit të ëmbëltores ku shpërtheu gazi pasditen e kësaj të diele.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e ëmbëltores që shpërtheu sot te rruga “Don Bosko” në kryeqytet, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës së bashku me të shoqen
Abdullah Dervishi, edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore pas shpërthimit, tregon se bombola ka shpërthyer në momentin që ai ka dashur ta hapë me forcë.
Mësohet se në momentin e shpërthimit, çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke punuar si çdo ditë, por gruaja e cila ato momente ka pasur punë me bombolën e gazit, kur ka shkuar ta hapë, ka konstatuar se valvula ishte e fortë.
Pas përpjekjeve të kota për ta hapur, Paqësie Dervishi, ka thirrur të shoqin për ta ndihmuar, pasi diçka nuk shkonte.
Në këtë moment, mësohet të ketë thënë Abdullai, ai vetë është afruar për ta parë se çfarë kishte që nuk hapej dhe aty mendohet të ketë ndodhur edhe shpërthimi.
“Ka qenë gruaja që ka tentuar të hapë bombolën në pjesën e kuzhinës. Ajo më ka kërkuar ndihmë pasi nuk po e hapte dot. Unë mora një çelës që ta hapja, në këtë moment ka pasur shpërthim”, ka rrëfyer Abdulla Dervishi.
Edhe pse ka informacione që ka pasur rrjedhje të mëparshme gazi nga kjo bombol, Abdullai thotë se shpërthimi ka ndodhur në momentin që ai po ushtronte forcë për ta hapur.
“Nuk mbaj mend më asgjë më vonë”, ka thënë pronari i cili më pas e ka parë veten të shtrirë në rrugë duke marrë ndihmën e parë pasi forca e presionit e ka shtyrë disa metra larg vendit ku shpërtheu bombula.
Ai ka hedhur poshtë edhe pretendimet se në momentet e ngjarjes në lokal kishte qenë edhe vajza e tyre. Sipas tij, Jonida Dervishi ishte në shtëpi pasi është shtatzënë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY