Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Itali, pronarët shqiptarë kërcënojnë me armë dhe nuk paguajnë të punësuarin italian

11/08/2015
FOTO/ Itali, pronarët shqiptarë kërcënojnë me armë dhe nuk paguajnë të punësuarin italian
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk i japin pagën dhe e terrorizojnë pastiçierin italian, ndërsa në pranga e policisë italiane kanë rënë pronarët shqiptarë
Policia italiane në qytezën e Chivassos ka arrestuar tre shqiptarë me rezidencë në qytetin e Torinos, me akuzën e kërcënimit me armë ndaj një qytetari italian 44-vjeçar me profesion pastiçier.
Tre shqiptarët e arrestuar janë Dorina Sakja 29 vjeç, vëllai i saj Dorian Sakja 42 vjeç, e Viktor Caka 34 vjeç.
pasticeria italiItaliani 44 vjeçar kishte punuar disa kohë pa një kontratë të rregullt pune pranë një pastiçerie në Torino, ku pronare ishte shqiptarja Dorina Sakja.
Punëdhënësja e tij i kishte lënë pa paguar rrogën prej 3000 euro.
Në mbrëmjen e 6 korrikut italiani 44 vjeçar së bashku me vëllanë e tij kishin lënë takim me tre shqiptarët për kryerjen e pagesës.
Por pasi kanë ç’aktivizuar videokamerat e lokalit, e mbyllur në magazinën e tij, tre shqiptarët kanë kërcënuar me pistoletë 44-vjeçarin për të nënshkruar dokumente ku vërtetohej se Dorina Sakja nuk kishte asnjë detyrim ekonomik ndaj pastiçierit italian.
pistolaKërcënimi ka vazhduar për gati një orë nën plumba pistoletash që qëllonin pranë trupit të italianit, duke e frikësuar për vdekje.
Një ditë më pas viktima ka denoncuar ngjarjen pranë rajonit të Policisë së qytetit të Chevassos.
Kontrolli i Policisë në pastiçerinë e Dorina Sakjas ka vërtetuar shenjat e gëzhojave të plumbave në magazinën e lokalit, ndërsa në shtëpinë e Dorian Sakjas janë gjetur kuti me plumba e një karikator i boshatisur i një pistolete të kalibrit 22, si dhe distinktivë false të Policisë italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.