Prokuroria e Elbasanit, pas lejes së dhënë nga gjykata, ka vendosur sekuestron preventive për një llogari bankare në sasinë 100 mijë euro, në emër të shtetasit P. Çela, pasi dyshohet se kjo shumë ka burim të dyshimtë financiar.
Nga hetimet, rezulton se shtetasi P. Çela e ka marrë shumën 100 mijë euro nga shtetasi A. Toli, si pagesë për blerjen nga Toli të një mjeti tip “Ferrrari” që ishte në pronësi të Çelës.
“Në bazë të veprimeve të deritanishme rezulton se shtetasi Toli, pra blerësi i automjetit tip ‘Ferrari’ është administrator i një biznesi familjar me lojëra kompjuterike për fëmijë dhe, nga verifikimet paraprake rezulton që nuk ka pasur mundësi të krijojë një shumë të tillë (100 mijë euro) për të blerë një send luksi (automjet tip ‘Ferrari’)”, njofton prokuroria.
Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të provuar burimin real të kësaj shume dhe të tjera transaksioneve të kryera nga shtetasi Toli për disa vite, në shuma të ndryshme të konsiderueshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/