Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria dy akuza ndaj motrave Kajtazi, nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16/08/2015
Prokuroria dy akuza ndaj motrave Kajtazi, nesër para gjykatës për masën e sigurisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Motrat Kajtazi tw cilat rreth një muaj më parë i vunë flakën shtëpisë së tyre për të mbuluar vjedhjen e kursimeve të prindërve, do të dalin përpara Gjykatës së Durrësit të hënën për të mësuar masën e sigurisë.
Në një njoftim të Prokurorisë së Durrësit thuhet se organi i akuzës ka vërtetuar se veprimet e motrave Kajtazi kanë qenë të qëllimshme. Ato akuzohen për dy vepra penale atë të shkatërrimit të pronës përmes djegies dhe të vjedhjes.
Prokuroria sqaron me detaje atë që ndodhi natën e 16 korrikut në shtëpinë e familjes Kajtazi. Rreth orës 02.30 aty është konstatuar një zjarr që ka shkatërruar një pjesë të sendeve dhe orendive.
Në banesë nuk ka patur njerëz të pranishëm pasi kryefamiliari Hyqmet Kjatazi, bashkëshortja e tij Anila dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi, në kohën që është djegur banesa kanë qenë të shtruar në spitalin e traumës në Tiranë pasi kanë patur shenja helmimi.
Kur është konstatuar zjarri aty nuk ka pasur persona të pranishëm pasi dy motrat ishin zhdukur në drejtim të paditur.
Hyqmet Kajtazi konstatoi se në banesë mungonte dhe një shumë të hollash prej 400 mijë lekesh dhe 800 Euro.
Prokuroria konfirmon se në banesë është gjetur edhe një letër e shkruar me shkrim dore ku shkruhej, “Meti ta morr hakun, të lashë pa shtëpi dhe pa dy vajzat e tua që nuk do t’i shohësh më me sy kurrë . . . etj.”.
Nga ekspertimi del se kjo letër është shkruar nga vajza e vogël.
Sipas prokurorisë, para grupit hetimor Orialda dhe Klevisa kanë shpjeguar se të dyja kanë patur konflikte në familje, janë keqtrajtuar nga prindërit dhe nga motra e madhe Alketa, dhe janë dhunuar fizikisht prej tyre duke mbajtur të njëjtin qëndrim si në viedot e regjistruara në telefon të bëra publike një ditë më parë.
Për të dalë nga situata e krijuar në familje vajzat kanë deklaruar se u ka lindur ideja të përdorin ilaçe gjumi në ushqimin e gatuar. Këto ilaçe janë përdorur prej tyre edhe dy herë të tjera. Por herën e tretë në shtëpi u kishte shkuar një efektiv policie për t’i pyetur rreth helmimit dhe vajzat kanë thënë se u ndien të frikësuara dhe deshën të mbulonin atë që kishin bërë.
Gjithashtu, vajzat kanë shpjeguar se përpara se të largoheshin kanë vënë zjarr në banesë dhe kanë lënë një letër të shkruar, me qëllim që ngjarja të dukej sikur ishte kryer nga persona që donin të hakmerreshin.
Edhe pse prindërit janë shprehur se do t’i falin vajzat Orialda dhe Klevisa ato nuk kanë pranuar të takohen me ta në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Janë pyetur të dyja në prani të psikologut dhe vazhdojnë të mbajnë të njëjtin refuzim ndaj familjes.
Orialda dhe Klevisa Kajtazi u gjetën nga policia të strehuara në një apartament në Vlorë të cilin e kishin marrë me qera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Përplasje tragjike makinash në aksin Vlorë-Kotë, 2 drejtuesit mbeten pa jetë

22/03/2026
Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

22/03/2026
Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

22/03/2026
Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

22/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Përplasje tragjike makinash në aksin Vlorë-Kotë, 2 drejtuesit mbeten pa jetë

22/03/2026
Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

22/03/2026
Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

22/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.