Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Babai i motrave Kajtazi: Orialda më kërkoi falje nga burgu, i kërkova të kthejë Klevisën në shtëpi

18/08/2015
Babai i motrave Kajtazi: Orialda më kërkoi falje nga burgu, i kërkova të kthejë Klevisën në shtëpi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Babi i dy motrave Kajtazi është shprehur se vajza e madhe, Orialda, menjëherë pasi ka mbërritur në burgun e grave në Tiranë, e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar falje për të gjitha shqetësimet që i kishte sjellë familjes në 5 javët e fundit.
“Isha shumë krenare që të kërkoja falje, e kam kuptuar që kam bërë gabim të rëndë me të gjithë familjen, nuk mund të rri dot larg prej familjes. Dua që edhe mami të më falë, për këtë që bëra”- kështu mësohet t’i ketë thënë 18-vjeçarja babait në bisedën telefonike.
Hiqmet Kajtazi i ka bërë thirrje vajzës së tij, Orialdës që të bindë motrën e vogël të kthehet në shtëpi dhe të heqë dorë nga kërkesa për mbrojtje.
“I thashë Orialdës të gjejë mundësinë të flasë me motrën e vogël, e ta bindë të kthehet në shtëpi, sepse vetëm fjalën e motrës së madhe dëgjon. Sikur Klevisa të mos shkonte tek shërbimi social shtetëror, edhe Ola, do të dalë nga burgu, sepse ne duam të jemi bashkë”- u shpreh H. Kajtazi.
E gjithë kjo telenovelë e stisur nga dy motrat i ka bërë prindërit të ndjehen të turpëruar dhe të jenë në sherr me të gjithë fisin. Babai i vajzave, i cili është shprehur gjithmonë publikisht rreth fatkeqësisë së familjes së tyre, flet për dramën familjare që po përjetojnë dhe se nuk e priste reagimin refuzues të vajzave pasi u kapën nga policia. Ai thotë: 
“Të zitë ne çfarë na gjeti! Gruaja, priste që të paktën të vinte vajza e vogël në shtëpi. Çdo ditë e më shumë po na bëhet jeta ferr. Asnjë nuk e kupton dot se çfarë po përjetojmë ne si prindër. Neve presim që e nesërmja të na sjellë ndonjë lajm më të mirë, por çdo ditë bëhet edhe më keq. Njëra ngeli në burg, ndërsa tjetra do ikë në Tiranë. Unë as nuk e kuptoj çfarë do të thotë urdhër-mbrojtjeje që kërkoi Klevisa, të cilën e kemi mbajtur shumë afër. Ajo nuk binte në gjumë pa e përkëdhelur.”
Pavarësisht gjithë dinamikës së ngjarjes dhe problemet e mëdha që vajzat i shkaktuan familjes, babai i motrave është shprehur se i ka falur dhe kërkon që ato të kthehen në shtëpi e të përfundojë ankthi i tmerrshëm që kanë përjetuar dhe po vazhdojnë ta përjetojnë çdo ditë e më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.