Një fëmijë 8 vjeç është përplasur nga një makinë në Kukës. Policia e Kukësit ndaloi shoferin e automjetit, 26 vjeçari Guxim Tafhasaj, banues në Kukës si të dyshuar për aksidentin.
Shoferi u arrestuar në lagjen Gostil, pasi duke drejtuar mjetin e tij tip furgon me targa AA 695 KE, ai ka përplasur fort 8-vjeçarin, E.C që banonte në lagjen ku ndodhi aksidenti. I mituri është dërguar menjëherë në spital dhepër shkak të dëmtimve të rënda, djali ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërsa policia ka nisur procedimin ndaj Guxim Tafhasaj për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/