Policia e Durrësit ka zbardhur zbardhur rrethanat e “rrëmbimit” të 22-vjeçares në një hotel në Durrës ditën e sotme. E ëma e vajzës, E.B. denoncoi në polici ditën e djeshme se vajza e saj ishte rrëmbyer me force nga një djalë me një automjet BMW “X5”.
Por ngjarja kishte tjetër rrjedhë. Sipas burimeve në Policinë e Durrësit, vajza 22-vjeçare kishte planifikuar me të dashurin e saj që të shkonin me pushime. Shtetasi A.J. 23 vjeç nga Shijaku, ka shkuar në banesën e 22-vjeçarës në orën 2:40 të mëngjesit të sotëm dhe e ka marrë atë për të ikur me pushime.
Pas denoncimit në Polici nga mamaja e vajzës për rrëmbim me forcë, vajza është kthyer mesditën e sotme dhe ka rrëfyer se nuk është rrëmbyer, por ka ikur me dëshirë me të dashurin e saj për pushime.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/