Pas vdekjes së kapedanit të kinematografisë shqiptare, Albert Verrisë, artistë të shumtë shumtë shqiptarë kanë shprehur vlerësimet për kolegun e tyre me të cilin kanë luajtur mjaft role të spikatura. Kolegia e tij në filmin “Koncert në vitin ‘36”, Margarita Xhepa, në injë intervistë për “Gazetën Shqiptare” është shprehur se ndihet e hidhëruar nga humbja e një aktori të madh, një njeriu pozitiv që donte njerërzit dhe punën. “
Një njeri i mrekullueshëm, një dhimbje për në artistët, sepse brezi i Bertit që erdhën të parët nga Akademia e Arteve, do të mbeten të paharruar për punën e madhe, për dashurinë që kishte për teatrin dhe për artin, për kinematografinë, për rolet e panumërta me artin e tij, me pasionin. Berti ishte njeri pozitiv, sepse e donte punën dhe njerëzit. Në festivale ishte gazi i shoqërisë me humorin e tij. Do na mungojë shumë dhe ndjej shumë keqardhje. E prita me shumë dhimbje lajmin e ikjes së tij”, tha Xhepa.
Aktorja Margarita Xhepa foli edhe për dokumentarin që u realizua për të kujtuar filmin “Koncert në vitin ’36”:
“Së fundmi u bë një dokumentar për atë film. Një ide e bukur mes dy kohëve, se si kujtohet një film. Shkuam në Libohovë me Bert Ndreniken dhe Bert Vërrinë dhe kujtuam se si e kemi xhiruar. Libohovitët na pritën me një respekt të madh dhe dashuri të jashtëzakonshme. Humorin e krijuan Bert Verria dhe Bert Ndrenika. Kujtuam mbi një muaj xhirime në atë qytet të bukur mes mikpritjes së madhe.
Për aktoren, filmi që bëri me Albert Verrinë do të mbetet për të një nga pjesët më të bukura në kinematografi.
“Ne kishim role që na vinin përballë dhe në kundërshtim me njëri-tjetrin. Berti ironizonte kastën e vjetër dhe ishte kundër nesh që kishim shkuar atje për koncert. Por, pasi mbaronin xhirimet, e rrethonim njëri-tjetrin dhe duheshim shumë e kishim respekt. Berti ishte shumë i këndshëm në shoqëri. Ndihmonte, e donte punën. Ishte gazi i shoqërisë”-shpreh Xhepa.
Në filmin Koncert në vitin ’36 tregohet vizita e dy artisteve shqiptare në qytetine Lushnjës në periudhën e monarkisë. Në këtë film Verria luante rolin e Nuri Beut , i cili bënte pjesë në kastën e qytetit dhe në rolin e një personazhi negatiV, ai kundërshtonte koncertin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/