SHBA, miratohet “Female Viagra”

SHBA, miratohet “Female Viagra”

65
0
Shares

FDA (US Food and Drug Administration) për Shtetet e Bashkuara ka miratuar një medikament për rritjen e epshit seksual tek gratë me emrin “Female Viagra”.
Flibanserina, një medikament i prodhuar nga Sprout Pharmaceuticals, është diskutuar në takimin e fundit të FDA-së duke miratuar pilulën për përdorim. Studimi mbi pilulën ka përfshirë 11,000 gra.
Më parë, Sprout kishte nisur një fushatë për të mbështetur miratimin e këtij medikamenti, duke theksuar se “nga FDA janë miratuar 26 medikamente për të trajtuar mosfunksionimet seksuale te meshkujt dhe asnjë të tillë mbi ankesat seksuale të femrave”.
Pilula është dizajnuar të ndihmojë femrat që të rifitojnë nxitje seksuale duke ngritur nivelin e elementeve të caktuara kimike para menopauzës, raporton BBC. Kritikët kanë thënë se ka efekt të kufizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY