Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-Ministri i Financave Bode: Taksat e larta të qeverisë futën vendin në krizë

19/08/2015
Ish-Ministri i Financave Bode: Taksat e larta të qeverisë futën vendin në krizë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i ekonomisë, Ridvan Boden i cilëson politikat fiskale të Qeverisë të dështuara. Sipas tij, politikat e dështuara fiskale kanë vënë në vështirësi jo vetëm biznesin, por edhe  të gjithë ekonominë kombëtare. Madje, ai shpjegoi se arsyeja kryesore se përse qeveria rishikoi buxhetin ishte pikërisht politika fiskale e bazuar tek progresiviteti dhe taksimi i fortë, shkaqe që mund të mbajnë ekonominë e vendit për një kohë të gjatë të mbërthyer pas krizës duke rritur dhe pasiguritë në vend.
Bode thotë se kjo situatë agoni e ekonomisë rrezikon të ushqehet edhe nga një tjetër problem strukturor.
“Ky moment i vështirësisë ekstreme të ekonomisë reale dhe bizneseve, sigurisht do të shtojë problemet e ristrukturimit të tyre. Qoftë ristrukturimit të brendshëm financiar të bizneseve, ashtu dhe rialokimit të kapitaleve në sektorë apo industri, të cilat mund të duken me perspektivë më të qartë. Por, me pasivitetin që ka sistemi aktual bankar dhe me politikat jo miqësore të Qeverisë në raport me biznesin, kam frikë se do të dëmtohet pjesa e biznesit që kanë shpresë dhe që kanë një rentabilitet më të lartë, e do të mbijetojë biznesi që konsumon shumë për të prodhuar pak”, tha Ridvan Bode.
Bode ka dhënë paralajmërimin  se kreditë që Qeveria po merr nga jashtë do të jenë rrezik për financat publike.
“Sot, niveli i Euroborit është i ulët, por në momentin kur ekonomia europiane do të rifillojë të gjallërohet dhe kur tregu financiar europian do të ketë hapësirë për të investuar, sigurisht që do të luhatet dhe, prej atij momenti, rritja e kostot së shërbimit të borxhit publik do të përbëjë një problem në vetvete të borxhit publik shqiptar, për të konsumuar burime të mëdha financiare, që mund të investoheshin dhe përdoreshin në sektorë të tjerë, për të nxitur ekonominë dhe për të përmirësuar shërbimet e tjera të Qeverisë”, u shpreh ish-ministri Bode.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

23/06/2026
MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

23/06/2026
DITA 18/ Bulevardi mbushet me protestues: Rama jepe dorëheqjen!

Rama për protestat: “Shkoni q…”, kryeministri i fut një të sharë protestuesve në Financial Times

23/06/2026
Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

23/06/2026
MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

23/06/2026
DITA 18/ Bulevardi mbushet me protestues: Rama jepe dorëheqjen!

Rama për protestat: “Shkoni q…”, kryeministri i fut një të sharë protestuesve në Financial Times

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.