6 muaj pasi qëlloi me armë një person te zyrat e ALUIZNI-it, është arrestuar 27-vjeçari nga Shijaku. Enidor Dedja qëlloi me armë zjarri 41-vjeçarin, Fabian Gashi nga Durrësi pas një konflikti me të. I plagosuri u pati dëmtime të lehta dhe pas mjekimit në Spitalin Rajonal të Durrësit, u largua në banesën e tij.
Gjykata e Rrethit Durrës caktoi në datën 26 mars të këtij viti masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të Vrasjes me paramendim” mbetur në tentative” dhe“ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Pas 6 muajsh nga krimi, Enidor Dedja u vu në pranga dhe vuajë dënimin e caktuar nga gjykata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/