Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fier, arrestohen dy policë të dehur, për kundërshtim të policëve esëll

21/08/2015
Fier, arrestohen dy policë të dehur, për kundërshtim të policëve esëll
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në MPB arrestoi në flagrancë dy punonjës të policisë në Komisariatin e Fierit, nën akuzën për kryerje të veprave penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” parashikuar përkatësisht nga nenet 274; 291 dhe 236 të Kodit Penal.
Dy punonjësit e policisë me gradën “Inspektor”, Edmond Sulaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në Fier, dhe Amarildo Bala, 26 vjeç, lindur dhe banues në Fier, kanë pasur detyra si Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin Policisë Fier.
Sipas të dhënave, të dy këta punonjës policie, pasi kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli në një nga lokalet e zonës turistike Divjakë, kanë qëlluar secili disa herë, me armët e tyre personale, në vend publik në rrugën automobilistike, brenda zonës turistike.
Më pas, ata janë larguar me mjetin tip BMW X5 me targa AA 220 DE, në drejtim të qytetit të Fierit.
Pas njoftimit të marrë, shërbimet e policisë, kanë ngritur postblloqet dhe kanë ndaluar mjetin në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Plugut”.
Dy punonjësit e policisë fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të shërbimeve të rendit për t’u shoqëruar, deri në ndërhyrjen e Shefit të Komisariatit të Policisë Lushnje.
Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnje, dy të arrestuarit kanë përdorur një fjalor fyes dhe jashtë etikës ndaj punonjësve të policisë që kryen shoqërimin.
Përveç sa më sipër, Edmond Sulaj refuzoi të dorëzojë armën, e cila i është marrë forcërisht nga shërbimet e rendit.
Gjithashtu, punonjësit e policisë Edmond Sulaj dhe Amarildo Bala refuzuan t’i nënshtroheshin testit të alkoolit, edhe pse u paralajmëruan se ky veprim përbën vepër penale, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 236 të Kodit Penal.
Materialet procedurale të përpiluara u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.