Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 10 vjet burg në 2009, për...

Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 10 vjet burg në 2009, për trafik droge

47
0
Shares

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt Shqipërisë i 34 vjeçarit Kozma Laçka, lindur në Pogradec. 
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, mësohet se kapja dhe ekstradimi i tij u krye sepse, gjykata Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me Vendim Nr. 45, datë 20. 07. 2009, e ka dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.
Kozma Laçka merrej me organizimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë në vitin 2006.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën në Greqi u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit Kozma Laçka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY