Shpërdorim me detyrën, është motivi i shkarkimit të kryepolicit të Kavajës, Arbër Vokshi, ndërsa bëhen të ditur se në të paktën dy rate të provuara ai ka abuzuar me detyrën.
Në një rast, dyshohet se ai ka marrë edhe 2 euro, për favorizimin e një ndërtimi të paligjshëm.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, mësohet se, Komisar Arbëresh Vokshi, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kavajë, DPQ Tiranë, ka kryer shkelje të parashikuar neni 11, pika 12, “Shkelje ose mos-ushtrimi i kompetencave të policisë”, dhe pika 10, “Përdorimi i detyrës si punonjës Policie për interesa private” parashikuar nga Ligji Nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, Neni 96, pika 1, germa “b”.
Konkretisht, Komisar Arbëresh Vokshi me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kavajë, DPQ Tiranë ka penguar kryerjen e veprimeve hetimore për veprën penale të “Ndërtimit të Paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Këtë çështje SHÇBA-ja e ka në hetim, bazuar në ankesën e një pronari të ndërtimit të paligjshëm, ku pretendohet se punonjësi i policisë Komisar Arbëresh Vokshi i ka marrë 2000 Euro në favorizim të ndërtimit të paligjshëm të një banese.
Gjithashtu, nuk ka dhënë informacion në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Zambishë dhe fshatin Çekë të Rrogozhinës, ku me datën 21. 08. 2015 janë zbuluar e asgjësuar bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, në total rezultuan të ishin 7090 bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe 12 thasë te mbushur me 100 kg “mariuanë” e presuar.
Bazuar mbi këto shkelje të përsëritura gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e Shefit të Komisariatit, pas hetimit disiplinor të kryer nga ana e Drejtorisë së Standardeve Profesionale ne Drejtorinë e Policisë se Shtetit, Drejtori i Policisë së Shtetit, me vendimi te datës 19. 08. 2015 ka bërë pezullimin paraprak nga detyra të këtij punonjësi policie për ti hapur rrugë një hetimi sa më të plotë e të paanshëm ndaj këtij punonjësi policie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/