Ish Kryeministri Berisha është i alarmuar lidhur me një njoftim sipas të cilit bizneset mund të paguajnë deri dhjetëfishin e tatimit mbi fitimin që ata kanë paguar deri më sot. Ai shkruan në rrjetet sociale se disa biznese i kanë shkruar atij lidhur me këtë shumë.
Sipas tij kjo është “një formë e tatimit të jashtezakonshem per te mbushur gropen e madhe prej 170 milione euro, qe Rama dhe klanet e tij kane krijuar me vjedhjet e tyre ne dogana dhe tatime”.
Aksioni kundër informalitetit i lajmëruar që do të nisë në shtator mund të cënojë kodet fiskale dhe zevendesimin e tyre me arbitraritetin, abuzivitetin, falimentimin e mijera sipermarrjeve private, largimin e mijera investitoreve te huaj dhe vendas nga Shqiperia, thekson Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/