Shqipëria është e papërgaditur për një valë të mundshme refugjatesh nga vendet e Lindjes së Mesme apo Afrika e Veriut. Ngopja me refugjatë e Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë mund të zbrazet në kufirin me Shqipërinë.
Sipas top channel zyrtarë të policisë kufitare kanë inspektuar pikën kufitare të Kapshticës dhe të Kakavijës, ku deri më tani situata duket e qetë dhe nuk ka dyndje të emigrantëve nga vendet e Lindjes, për ta përdorur Shqipërinë si një korridor kalimi me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Por refugjatët nuk zgjedhin për kalim pikat e kalimit të rregullt kufitar. Në përgjithësi ata përdorin rrugëkalime të paligjshme të cilat pothuajse nuk janë identifikuar nga policia kufitare shqiptare.
Shqipëria nuk mund të ndërtojë një barrierë ndaj njerëzve në nevojë në kufi prandaj duhet të ketë parasysh infrastrukturën që nevojitet në këto raste, si kampingje, ndihmë mjekësore dhe ushqimore të parashikuar për një periudhë të gjatë.
Problemi i emigrantëve nga Lindja e Mesme ka qënë edhe temë bisedimesh mes zyrtarëve të lartë europianë dhe shqiptarë. Burime të pakonfirmuara thonë se është kërkuar nga zyrtarët shqiptarë strehimi i refugjatëve në disa kampe në vendin tonë.
Dy vitet e fundit, mjaft emigrantë nga Siria dhe Afganistani, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi e më tej për në Europë, kanë përdorur Shqipërinë si vend tranziti. Këtë vit, ata kanë zgjedhur si korridor kalimi itinerarin Turqi-Greqi-Maqedoni-Serbi, duke shmangur Shqipërinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/