Gazeta gjermane FAZ: Shqipëria, vendi ku lulëzon hashashi, 19 deputetë të së...

Gazeta gjermane FAZ: Shqipëria, vendi ku lulëzon hashashi, 19 deputetë të së majtës vijnë nga bota e krimit

56
0
Shares

Gazeta prestigjoze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, në një artikull e përshkruan Shqipërinë si vendi ku lulëzon hashashi.
“Vera në Shqipëri është e nxehtë dhe e thatë dhe lakrat lulëzojnë shumë. Policia është e zënë duke lokalizuar ngastrat e marihuanës nëpër male. Sipas të dhënave të saj në gjashtëmujorin e parë të vitit rezultojnë 216 000 rrënje kanabis të shkatërruara kundrejt 530 177 në vitin 2014. Marihuana është ndër artikujt më përfitues të eksportit të vendit… Prodhimi dhe kontrabanda janë aq përfitues saqë gangsterët kanë mjaftueshëm para për të lyer rrotën e policëve, prokurorëve e gjykatësve. Dhe disa syresh, të përzier ne afera kriminale janë madje deputetë në parlamentin shqiptar”-shkruhet në FAZ.
Shkrimi i gjatë që flet për Shqipërinë, e cilëson atë si një vend ku ekziston krimi i organizuar dhe politika nuk vepron pasi është vetë e përfshirë. Sipas gazetës, në politikën shqiptare janë 19 depuettë të së majtës të inkriminuar me botën e krimit dhe se mazhoranca kandidoi persona të lidhur me krimin, pavarësisht paralajmërimit të ambasadorëve të huaj.
“Kurrë më parë nuk ka qenë lidhja mes qeverisë e krimit kaq e ngushtë deklaron kryetari i ri i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Jo më pak se 19 deputetë të koalicionit të majtë vijnë nga bota e krimit ose kanë lidhje me të.
Në zgjedhjet lokale të qershorit Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime. PD tërhoqi një kandidat të dënuar për drogë. PS nuk pyeti për pasojat. Në Krujë e Kavajë, dy qytete të vogla në Shqipërinë e Mesme, kandidatë socialistë të arrestuar më parë për trafik narkotikësh fituan zgjedhjet”
– thuhet në gazetën gjermane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY