Akuzat e kantautorit Gjergj Leka ndaj këngëtareve shqiptare që ishin të njohura para viteve ’90, ka sjellë edhe reagimin e tyre. Në një status në Facebook, shkrimtarja Flutura Açka kritikon gjuhën fyese që Gjergj Leka ka përdorur ndaj artisteve femra. Ajo shkruan se sot në Shqipëri ka burra-kurva, ndërsa thotë kantautori nuk është i shquar në muzikën që bën.
“…Gjithsesi, shqetesimi im ka lidhje me gjuhën e poshtër dhe këlliren me sens seksist në gjykimin e kolegeve femra. Që një grua të jetë kurvë, nuk është ndonjë fatalitet i madh… sepse edhe mund ta justifikoj (në rrethana të caktuara duke qenë seks më i dobët, për interesa të caktura apo qoftë për kënaqësi).
Fundja nuk do të japë llogari për mënyrën se si e përdor biologjine e saj. Por një burrë-kurvë është gjëja më e neveritshme mbi dhe.
Dhe të tillë burra-kurva në Shqipëri ka shumë, ka patur shumë edhe në kohën që i referohet Gj. Leka. Por ai nuk i përmend, sepse problemi është të përbalten femrat kolege”-shkruan Açka në Fb.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/