Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Erion Veliaj: Për linjat urbane jashtë standardit nuk ka më rinovim kontrate

25/08/2015
Erion Veliaj: Për linjat urbane jashtë standardit nuk ka më rinovim kontrate
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit Bashkim Hoxha në News24 ku i është përgjigjur shqetësimeve të dhjetëra qytetarëve.
Duke u ndalur te shërbimi urban në kryeqytet, Veliaj tha se është në dijeni të gjendjes së tij duke paralajmëruar marrjen e masave, deri në heqjen e licencës për linjat problematike.
“Kam qenë në shumicën e linjave të autobusëve të Tiranës. Ajo që do të bëj është se përveçse do të shoh çdo linjë, do të marr edhe feedbackun e qytetarëve, kështu që asnjë linjë të mos habitet kur të mos i rinovohet licenca. Kam hipur në autobusë që i ngjajnë më shumë zisave ushtarakë të qëmotit, ndërkohë që duhet të ishin ndryshe”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës konfirmoi se do të ketë një investim në zonën e “Irfan Tominit” ku pranë pallatit me shigjeta do të ndërtohet një urë për këmbësorë.
Veliaj tha se Bashkia ka ndryshuar strategji dhe tashmë nuk do të preket nga pak çdo njësi por do të merren me radhë.
Veliaj foli edhe për mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet, për të cilën tha se janë gjetur 31 mln dollarë fatura të papaguara nga kompanive.
Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje qytetarëve të mos ndërtojnë në bregun e lumit, ndërsa pohoi se ka filluar një investim për rehabilitimin e bregut të lumit.
Për vjedhjen e kapakëve të pusetave, Veliaj tha se do të ketë dënime të veçanta dhe se pikërisht për këtë problem do të ketë një takim me 24 administratorët.
“Jemi duke bërë një investigim, për të parë se si udhëton një kapak pusete nga vandali që e vjedh deri tek fonderitë që e marrin për skrap. Sot kemi një takim me administratorët dhe do të publikojmë një listë me dënimet”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.