Një shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe me 5 vite dhe tre muaj burg pasi është kapur me dy kilogramë kokainë në makinë. 36-vjeçarit, Kastriot Çela, policia angleze i gjeti në fillim të prillit në makinën Peugeot 407, një çantë të verdhë pas kilometrazhit, brenda së cilës kishte dy pako me kokainë. Sipas policisë, droga që dispononte shqiptari kishte një cilësi të lartë, më shumë se 80%, me një vlerë që shkonte në 68 mijë paund.
Në mbrojtjen e klientit të tij, avokati i Çelës argumentoi se 36-vjeçari ishte i varur nga kumari dhe do të paguhej me para në dorë, prandaj ka qenë i shtyrë ta bëjë këtë gjë. Gjithashtu, shqiptari jeton në Britani qysh prej vitit 2005 dhe punon si ndërtues.
Por, pavarësisht justifikimeve, Gjykata Angleze e ka cilësuar krimin e Kastriot Çelës si të rëndë dhe për këtë duhet të vuajë dënimin me 5 vite dhe tre muaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/