Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha përshëndet marrëveshjet Kosovë-Serbi. Mustafa dhe Vucic, të dy të kënaqur

25/08/2015
Berisha përshëndet marrëveshjet Kosovë-Serbi. Mustafa dhe Vucic, të dy të kënaqur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Berisha I cili është edhe njohës I mirë I politikës në Ballkan ka përshëndetur nënshkrimin e 4 marrëveshjeve sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Te dashur miq, sot ne Bruksel, kryeministri i Kosoves, Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbise, Aleksander Vuçiç firmosen ne pranine dhe se bashku me Perfaqesuesen e Larte te BE-se per Politika te Jashtme dhe te Sigurise, zonjen Mogherini, kater marreveshje shume te rendesishme per paqen dhe bashkepunimin midis ketyre dy vendeve. Firmosja e ketyre marreveshjeve eshte nje sukses i rendesishem i procesit te Brukselit, arritje e madhe per Kosoven, shqiptaret por dhe mbare rajonin tone! Sb”

Këto marrëveshje kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe, telekomin, energjinë dhe “Parkun e Paqes” në Mitrovicë.

Kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa pas përfundimet të nënshkrimi të marrëveshjeve deklaroi për mediat në Bruksel se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive, derisa marrëveshjet i ka quajtur në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Sot kemi arritur marrëveshje të rëndësishme. Është marrëveshja lidhur me parimet themelore për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshja lidhur me implementimin e marrëveshjes për energji, marrëveshja për kodin telefonik dhe marrëveshja për lirimin e urës mbi Ibër, përkatësisht me rikonstrumin e saj dhe lëshimin e kësaj ure”, ka thënë Mustafa, para gazetarëve në Bruksel. “Ne e konsiderojmë një sukses shumë të madh të arritur me këto marrëveshje, sukses në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun. Konsiderojmë se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Mustafa.

Një deklaratë thuajse të ngjashme por në favor të shtetit të vet e ka dhënë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic.

“Sonte u arrit marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Asociacioni do të ketë kompetenca të gjera. Ai do ta ketë president, zëvendëspresident, mbledhje të përgjithshme, flamur..Ata do të mund të financohen nga Serbia dhe është shkruar qartë se Serbia ka të drejtë ta bëjë këtë”, ka thënë ai. Vucic ka thënë se ekipi serb ka bërë një punë të shkëlqyer dhe se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.