Kreu i organizatës kriminale që trafikoi 120 kg marijuanë drejt Italisë, Sokol Lamaj është një emër i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar në vitin 2009 në Itali pasi iu sekuestruan një automjet Audi A8 dhe 1 kg marijuanë në shtëpinë e tij, ku bashkëjetonte me rumunen Violeta Tudorita, edhe kjo e ndaluar nga policia italiane.
Më pas ai është kthyer në Shqipëri dhe ka ndërruar mbiemrin në Sokol Burhamaj. Koka e organizatës kriminale u kap sot nga policia shqiptare në kuadër të një hetimi të përbashkët me policinë italiane për trafikimin e drogës nga Vlora drejt Brindizit me avion, bashkë me 5 persona të tjerë, mes tyre edhe shefi i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/