Vlorë, vetëplagoset 17-vjeçari, arrestohet për armëmbajtje pa leje

Vlorë, vetëplagoset 17-vjeçari, arrestohet për armëmbajtje pa leje

50
0
Shares

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 17-vjeçar, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, i riu me iniciale V. M, banues në fshatin Brataj të Vlorës, dyshohet të jetë vetëplagosur me armën e tij në dorën dhe gjurin e majtë. Ngjarja është shënuar rreth mesditës së djeshme në vendin e quajtur “Vaskë”.
Në njoftimin e policisë thuhet se 17-vjeçari është vetëplagosur  dhe për pasojë plumbi ka tejshpuar dorën e majtë, ndërsa është gjetur në gjurin e këmbës së majtë një predhë. Policia po punon për identifikimin e llojit të armës  si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, ndaj të riut ka nisur procedimi penal për veprën “armëmbajtje pa leje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY