Greqia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse edhe kreu i partisë së re, Uniteti Popullor, Panajotis Lafazanis dështoi në krijimin e qeverisë pas dorëheqjes së Tsipras. Sipas mediave greke, ish-ministri i Energjitikës, i cili i largua si ekstremist nga Syriza për të krijuar një parti të re, nuk arriti të gjejë aleatë për krijimin e një qeverie që do të shmangte zgjedhjet e parakohshme.
Pritet që Presidenti Greqisë të thërrasë të gjitha partitë, por mundësia më e madhe mbetet dekretimi i kryetares së Gjykatës së Lartë Vassilki Thanou si kryeministre e qeverisë teknike. Kështu, me shumë gjasa pritet që sot presidenti të dekretojë kryetaren e Gjykatës së Lartë si kryeministre, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen më 20 shtator.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/