Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria jo tërheqëse për pasuritë e patundshme, të huajt preferojnë Greqinë dhe Kroacinë

27/08/2015
Shqipëria jo tërheqëse për pasuritë e patundshme, të huajt preferojnë Greqinë dhe Kroacinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duket se marketimi nga media të njohura jashtë për bukuritë natyrore të Shqipërisë, në përpjekje për të nxitur vizitues në vend, ka pasur efektin e saj në rritjen e turistëve, sidomos atyre nga vendet skandinave në Shqipëri, mirëpo blerjet e patundshmërive duket se janë në një fazë “ngrirjeje”.
Të huajt që jetojnë në Shqipëri, sipas agjencive të pasurive të patundshme kanë reshtur së bleri prona. Ata janë më të tërhequr në gjetjen e një ambienti për të jetuar me qira, për ata që kanë aktivitet punësimi në vendin tonë.
Stela Dhami nga Colliers International tregon për “Monitor” se ne mbetemi një rast interesant për të tërhequr blerës nga rajoni si edhe nga vendet skandinave të cilat kanë disa vite që kanë filluar të frekuentojnë bregun jonian, por që blerje nuk ka.
Dhami thekson edhe se përpjekje për tërheqje blerësish të huaj ka aktualisht nga zhvilluesit shqiptarë, por në formën e disa projekteve, të cilat do të vijnë në vitet në vijim në treg.
“Duhet pasur parasysh që këto projekte mund të jenë atraktive në të ardhmen në qoftë se zgjidhet çështja e ndërtimit cilësor të komplekseve që deri tani në bregdet, nuk ka ekzistuar, si edhe menaxhimin cilësor të tyre”, thotë Dhami
Për sa i përket blerjes së pronave komerciale, numri i blerësve të huaj është në rënie dhe jo në rritje. Nga agjencitë e pasurve të patundshme shifrat e dëshmojnë këtë rënie, madje pjesa më e madhe e tyre deklarojnë se nuk ka pasur blerje këtë vit.
Xheni Jahja nga Tirana Real Estate thotë se kjo verë nuk ka pasur asnjë finalizim blerjeje nga të huajt, tregues ky më i theksuar se vite më parë.
Nga agjencia Albania Estate janë afishuar mbi 290 prona për shitje, të cilat qëndrojnë ende të reklamuara në portalin e tyre, një pjesë e mirë e të cilave janë në bregdet.
Si arsye e kësaj mungesë kërkese, Dhami tregon se vendet e rajonit si Greqia e Kroacia mbeten më atraktive për momentin, duke qenë edhe më të njohura ndaj blerësve të huaj, si nga cilësia e stokut që kanë, po ashtu edhe nga çmimet e mira që ofrojnë. Ndërsa në agjencitë e patundshmërisë ekspertët tregojnë se Greqia është më e kërkuar nga të huajt, duke pasur para sysh edhe uljen drastike të çmimeve të blerjeve, për shkak të krizës në shtetin helen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

16/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

16/03/2026
DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

16/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

16/03/2026
DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.