Pajiset me pasaportë false në Shqipëri, i rikthehet aktivitetit kriminal në...

Pajiset me pasaportë false në Shqipëri, i rikthehet aktivitetit kriminal në Itali

185
0
Shares

Një shqiptar i akuzuar për trafik kokaine, i larguar nga Italia e i riatdhesuar drejt Shqipërisë si një person i padëshiruar, brenda 4 muajsh rihyn në territorin italian pasi pajiset në Shqipëri me pasaportë nën identitet të rremë.
Roland Kibja është personi që gjatë muajit maj policia italiane e riatdhesoi drejt Shqipërisë si person i lidhur me krimin e trafikut të lëndëve narkotike në zonën e provincë së Trevizos.
Kanë mjaftuar 4 muaj dhe në 2 qershor 2015, Roland Kibja pajiset me një pasaportë shqiptare nën identitetin e rremë Roland Ambrosia, lindur më 8 mars 1989 në Durrës. Me këtë pasaportë false ai rihyn i qetë në territorin italian. Së bashku me të fejuarën e tij rumune sistemohet në një apartament në komunën e Pordenones , po në provincën e Trevizos, në pritje padyshim të rinisjes së aktivitetit të tij trafikant.
roland kibja 2Një kontroll rutinë i policisë rrugore të këtij territori, kryer në orën 06.30 të mëngjesit të 26 gushtit, ka hedhur dyshime mbi identitetin e shqiptarit, shoqëruar më pas nga një inspektim “suprizë”, në rezidencën e tij. Dhe pse në shtëpi as shqiptari e as e fejuara e tij nuk i përgjigjen kërkesës së policisë për të lejuar inspektimin, duke u shtirë se në banesë nuk gjendej askush.
Por operacioni i policisë realizohet duke përdorur ballkonin e fqinjit e duke e kapur në flagrancë shqiptarin në dhomën e tij të gjumit.
Roland Kibja u arrestua me akuzën e zotërimit e fabrikimit të dokumenteve false si dhe për shkelje të ligjit mbi normativën disiplinore të emigracionit. Në shtëpinë e shqiptarit u gjetën gjithashtu një patentë e një kartë identiteti e nënshtetësisë rumune me fotografinë autentike të Roland Kibjes e nën identitetin e Nicolae Ganea.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY