Shqipëria “e mbyt” Vjenën me propozime, por nuk përfiton financime

Shqipëria “e mbyt” Vjenën me propozime, por nuk përfiton financime

53
0
Shares

Projektet e përbashkëta në infrastrukturë dhe gjetja e mënyrave të financimeve ishte çështja kreysore e diskutuar në panelin e ministrave të ekonomisë në Samitin e Vjenës. Ministri shqiptar i Ekonomisë Arben Ahmetaj  tha pas samitit, se mes vendeve të Rajonit ka projektet konkrete siç është ai i autostradave, asaj Adriatiko-Joniane dhe Durrës-Prishtinë-Nish. Ndërkohë që për atë sfidë mbetet gjetja e financimeve për këto projekte të rëndësishme infrastukturore.
Në këtë sfidë, të pranuar nga ministri Arben Ahmetaj për sigurimin e financimeve, për të mbuluar dështimin e Shqipërisë, ai detyrohet të gënjejë.
“Negociatat e bëra nga kryeministri Rama sa i përket projekteve rajonale, që kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, kanë funksionuar dhe në shtator nisin studimet e fizibilitetit për autostradën Adriatiko-Joniane apo ‘Autostrada Blu’, që i referohemi ne e që prek Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë”, u shpreh ministri Ahemtaj sot, për Top Channel.
Por, në të njëjtën deklaratë të tij, ai u detyrua të përgënjeshtrojë veten, e thënë ndryshe të gënjejë, kur ndërsa vuri në dyshim shtatorin si afat të fillimit të studimit të fizibilitetit, pranoi se as për këtë proces nuk janë gjetur financimet.
“Të gjitha vendet e rajonit i kanë ezauruar kapacitetet financiare. Nuk kanë më mundësi të rrisin borxhin, ndaj është duke u punuar për konceptimin e një instrumenti garancie me BERZH-in dhe me Bankën Europiane të Investimeve, të cilat do të financojnë fizibilitetet për këto korridore”, pohoi aty për aty ministri Ahmetaj.
Dhe si për të mbuluat dështimin e Shqipërisë, ministri i ekonomisë renditi disa propozime, si “suksese”
Propozimi i parë sipas Ahmetajt ishte që çdo projekt të ketë një koordinator rajonal të niveli të lartë për të ndjekur çdo hap të realizimit të projektit,
Së dyti, Ahmetaj ka propozuar idenë e kryeministrit Rama për ngritjen e unionit ekonomik rajonal.
Propozimi i tretë  lidhur me financimin e fizibilitetit, ku vendet e Ballkanit nuk mundësi të financojnë prandaj do të duhet ndihma e BE në gjetjen e mekanizmave inovative financimi.
Gjithashtu Ahmetaj, si propozim të katërt, rendit trajnimin profesionale burimeve njerëzore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY