Lufta mediatike antikanabis e policisë, duket nuk i mjafton propagandës qeverisëse ndërsa denoncohen kapje avionësh me drogë që kapërcejnë Otranton dhe zbarkojnë në Itali. Për këtë, kryeministri Edi Rama, nga pozitat edhe e kreut të PS-së, ka vendosur që luftën mediatike antidrogë ta shtrijë në një rrafsh tjetër, këtë herë jo me policë, por me deputetë.
Në funksion të kësaj, nesër, Kryeministri Rama ka paralajmëruar mbledhje me deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës me të cilët do të bëjë edhe analizën e zgjedhjeve vendore. Gjatë këtij takimi i cili do të zhvillohet në Vlorë, në axhentë do të jetë edhe diskutimi i strategjive të mundshme të propagandës për zbutjen e përmasave të kultivimit të kanabisit, rritja e të cilit ën Jug të vendit denoncohen edhe nga zbulimi më i fundit i transportit ajror të drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/