Gruaja e josh seksualisht, çifti shantazhon biznesmenin

Gruaja e josh seksualisht, çifti shantazhon biznesmenin

70
0
Shares

Policia ka zbardhur përgjimet e çiftit që përvetësuan 8.7 milionë të reja biznesmenit B. S. Niko (Ardian) dhe Elinela Smaqi, përgatitën skenarin e joshjes dhe shantazhimit të biznesmenit nga Tirana.
Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, bashkëshorti Niko udhëzoi gruan e tij Elinelën të krijonte që raport intim me të dëmtuarin. Më pas, i pandehuri Niko, me pretendimin se biznesmeni e kishte turpëruar i ka kërkuar atij shuma parash në këmbim të heshtjes për të mos u treguar familjarëve të tij.
Pas zbardhjes së bisedave telefonike dhe ambientale, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dy bashkëshortët me vendim të prerë 2 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.
Çifti i bashkëshortëve, prindër të dy fëmijëve janë njohur me biznesmenin B. S në vitin 2010. Ata planifikuan joshjen e seksualisht të biznesmenit, ku gruaja Elinela, pas 2-3 takimeve ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarin. Niko Smaqi e shantazhoi B. S se do t’ia tregonte gruas dhe fëmijëve të tij, duke përfituar nga biznesmeni rreth 87 milionë lekë, gjatë vitit 2010-2012. Pas dy viteve, ata janë shfaqur sërish duke kërcënuar biznesmenin, dhe i kërkuar 17 milionë lekë të rinj. Kërcënimet e Niko Smaqit ndaj B. S janë kryer gjatë kohës që ai vuantë dënimin në qeli dhe shrytëzonte ditët e lejeve të zakonshme për të shantazhuar biznesmenin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY