Të gjitha institucionet kërcënojnë, të gjitha kërkojnë para… edhe policia

Të gjitha institucionet kërcënojnë, të gjitha kërkojnë para… edhe policia

53
0
Shares

Është bërë modë, në të paktën këto dy vitet e fundit, që për atë që e ka detyrim ligjor, qoftë kundërvajtësi, qoftë “mbrojtësi i ligjit”, marrëdhëniet e tyre ti zgjidhin me kërcënim. Në të tilla raste, gjithmonë më i forti kërcënon…, që çuditërisht gjithmonë është shteti.
Kërcënon kryeministri me futje në burg, kërcënon kreu i OSSHE me lënien në errësirë, kërcënon edhe kryebashkiaku i Tiranës… E megjithatë të gjithë të ofrojnë një mundësi të dytë…, të paguash, sigurisht detyrimet e tua.
Por kur kërcënon edhe policia…, problemi kapërcen kufijtë e të rrokurit të mendjes, se më tepër se sa kërcënim për të grumbulluar para, puna e saj lidhet me sigurimin e ruajtjen e rendit e qetësisë… Vjelja e gjobave, që ajo vetë i vendos, sigurisht është pjesë e punës së saj… Po pse u dashka të kërcënojë, për atë që është puna e saj dhe se mund ta bëjë pa “njoftime shtypi” kërcënuese…, për aq sa deri tani duket nuk e paska bërë këtë pjesë të punës së saj…
As më shumë e as më pak, këtë ka bërë policia e Tiranës… Ka paralajmëruar se kush nuk paguan gjobat, pas datës 1 shtator do të ketë sanksione…, çuditërisht jo burgosje… sepse çuditërisht këtë “të drejtë” kryeministri ia ka dhënë vetes…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY