Reagim ndaj Gjergj Lekës; Vaçe Zela me solli kitarën në burg

Reagim ndaj Gjergj Lekës; Vaçe Zela me solli kitarën në burg

218
0
Shares

Gëzim Çela është shok fëmijërie me këngëtaren e madhe Vace Zela dhe e ka ndjekur debatin e hapur në gazetën “Panorama” mbi këngëtaret e viteve ‘80. Në një intervistë kompozitori Gjergj Leka, përveç Parashqevi Simakut e Lindita Theodhorit, për të cilat insinuonte lidhje të mundshme me punonjës të Sigurimit, çka i ndihmuan të bënin karrierë, krah talentit të tyre, ai përmend edhe Vaçe Zelën.

Ju jeni rritur në të njëjtën lagje me Vaçe Zelën (Lushnjë), për më tepër kishit një raport shumë të ngushtë, i cili zgjati deri në ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare. Vaçen si këngëtare e njohin të gjithë, por ç’mund të na tregoni më shumë përtej asaj që njerëzit kanë parë në ekran?

Vaçja kishte lindur për t’u bërë një divë e muzikës shqiptare. Nëna ime tregon se edhe në djep, Vaçja dukej sikur këndonte. E qara e saj tingëllonte si këngë. Vaçen e njoh që kur ka lindur dhe mund të them se ishte një nga personat më të dashur dhe zemërgjerë. Këtë dashuri nuk e kishte vetëm për njerëzit, por edhe për natyrën. Ajo i adhuronte lulet. Madje, edhe në kohën që jetonte në Zvicër, në ballkonin e shtëpisë kishte lule, ku, ndonëse e sëmurë, kujdesej shumë për to. Aq e dashur dhe zemërgjerë ishte, saqë kitarën e saj të vetme ma dhuroi mua gjatë kohës që vuaja dënimin në burg.

Na tregoni pak më shumë rreth këtij episodi, pasi ka qenë faktor kryesor në përforcimin e shoqërisë suaj?

Ishin vitet 1961–1962, ku karakterizoheshin nga njëfarë liberalizmi, edhe pse brenda në qeli. Ne të burgosurve na lejohej të mbanim në bibliotekë një vegël muzikore. Pak ditë më parë na kishte mbërritur në burg nga një repart ushtarak një mandolinë dhe menduam të gjenim edhe një kitarë, sepse kështu do të mund të sajonim muzikë të bukur, për t’u argëtuar disi pas atyre telave me gjemba. Ky ishte luks për një të burgosur. Kështu, unë i kërkova nënës sime të më gjente një kitarë. Një ditë nëna kishte takuar rastësisht Vaçen, e cila e kishte pyetur për mua. Nëna i kishte thënë se po kërkonte një kitarë dhe Vaçja i kishte thënë se mund të merrte kitarën e saj. Nëna e mori dhe ma solli pas një muaj në burg. U gëzova pa masë dhe e vlerësova shumë gjestin e mikes sime të ngushtë, e cila më mbështeti në një kohë vërtet të vështirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY