Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RREFIMI/Prostituta e mitur në Delvinë: Torturat që më bënin klientët

31/08/2015
RREFIMI/Prostituta e mitur në Delvinë: Torturat që më bënin klientët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një rrëfim tronditës i një minoreneje që është përfshirë me dhunë në prostitucion prej dy banorëve të qytetit të saj. Gazeta Shqiptare ka publikuar sot dëshminë e plotë që ajo ka dhënë në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku dy tutorët Martin Buzheri dhe Elton Zhupa (Ruçi) janë dënuar me nga 17 vite secili dhe tashmë ndodhen prapa hekurave.

“Martini më ka çuar në një hotel në Delvinë, pronari i tij quhet X. Atje në darkë më ka thënë që do të shkonim të gjenim punë, që të punoja unë si pastruese te një shoku i tij, që quhet Y. Kemi shkuar te lokali i tij rreth orës 20.30 të darkës. Atje ka shpjeguar historinë se si ndodhi në Greqi. Martini ia ka shpjeguar Y., shokut të tij të ngushtë.

Ai kishte një hotel, lokal dhe klab. Y, i tha: Do t’i gjej unë punë kësaj, do ta mbaj 2-3 muaj që të punojë këtu dhe më pas shohim dhe bëjmë, do të gjej unë klientë që të punojë këtu në Shqipëri.

Atë natë kemi ikur, kemi shkuar në hotel. Ditën tjetër e ka marrë Y. në telefon dhe i ka thënë që më kishte gjetur një klient që quhet me emrin Ll. Kemi vajtur prapë rreth orës 20.00 të darkës. Y. me atë klientin kishin bërë pazaret. Atë natë kemi shkuar kemi pirë një kafe te lokali i Y. Më vonë, nga ora 9 më ka marrë më ka çuar Y. te parkingu, ka ardhur klienti dhe më ka çuar te hoteli i tij, kam qëndruar deri në orën 01.00 të natës, më pas lekët i ka marrë Y. Klienti më ka sjellë te lokali i Y., pastaj kemi shkuar në shtëpi.

Në hotelin që më çoi Martini, atje kemi qëndruar 4 ditë tek ai hoteli. Kam shkuar dhe me Y. Paratë i merrte Martini dhe Y. dhe këta klientë mua më kanë rrahur. X.X ka ardhur te hoteli i Y., ka qenë ditën e tretë, ka ardhur rreth orës 14.30 të drekës, atje unë nuk kam dashur që të kryeja marrëdhënie dhe ai më ka rrahur, më ka qëlluar, më ka masakruar, ka bërë çfarë ka dashur ai në trupin tim. Kam marrë Martinin në telefon dhe i kam thënë: Hajde më merr. Ka ardhur Martini, më ka marrë në shtëpi, më ka pyetur se si ishte puna. Më ka rrahur dhe Martini. Unë isha nën presion dhe nën dhunë psikologjike dhe fizike nga Martini.

Martini më ka dhënë edhe droge. Lekët që i merrte nga klientët që unë shkoja, ia çonte familjes së tij. Më vonë kemi shkuar te një hotel tjetër, i zoti i hotelit quhet L., kemi qëndruar rreth 2-3 ditë. Më vonë kemi shkuar te një shtëpi që e kemi marre me qira, i zoti i saj quhej R. Ai shiste dhe drogë dhe Martini ka marrë droge nga ai që më ka dhënë mua.

Në datën 21 gusht kam shkuar dhe kam bërë deklaratën që kam denoncuar. Dhe deklaratën e kam bërë në Policinë e Sarandës, sepse në të Delvinës nuk kisha besim, sepse e dija shume mirë që do hidhnin lekët dhe do largoheshin, do fshiheshin.Kam pasur shenja në trup. Kam edhe një shenjë në dorë, në krahun e djathtë, ku më ka gërvishtur Martini me thikë. Kur kam shkuar në policinë e Sarandës kam qenë gjithë shenja në trup”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.