Shkarkohet ish-kreu i Komisariatit të Kavajës, Arbëresh Vokshi për shpërdorim detyre

Shkarkohet ish-kreu i Komisariatit të Kavajës, Arbëresh Vokshi për shpërdorim detyre

103
0
Shares

Ish-kreu i Komisariatit të Kavajës, Arbëresh Vokshi është përjashtuar përfundimisht nga policia. I shkarkuar fillimisht nga detyra e kreut të Komisariatit, dhe i emëruar më pas te Anti-terrori në Tiranë, Vokshi është shkarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako për “shpërdorim detyre”.
Sipas burimeve, mësohet se Arbëreh Vokshi ka konsumuar dy shkelje. Mediat  kanë raportuar se ish-kreu  i Komisariatit kishte marrë 2 mijë euro nga një person për të mbrojtur një ndërtim pa leje, ndërsa akuza tjetër ndaj tij ishte fshehja e mbjelljes së lëndëve narkotike.
Më herët, Partia Demokratike kishte ngritur akuza ndaj tij, duke e quajtur atë një pjesëtar i bandës së Elvis Rroshit dhe që drejton një bandë vrasësish për llogari të pushtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY