FOTO/ Mbyllen bizneset në të gjithë Shqipërinë, fluks në zyrat e QKR-së

FOTO/ Mbyllen bizneset në të gjithë Shqipërinë, fluks në zyrat e QKR-së

165
0
Shares

Dhjetëra dyqane në qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë ulur qepenat dhe u janë drejtuar zyrave të QKR-së për të regjistruar bizneset e tyre. Ndërsa aksioni kundër informalitetit është paralajmëruar, qytetarët kanë nisur që një ditë më parë për të regjistruar bizneset. Vëzhgimet në disa qytete të Shqipërisë si , Tirana, Fieri, Shkodra, Elbasani dhe në qytete të tjera, paraqesin radhë të gjata në zyrat e QKR-së, kjo për shkak se punohet me një numër të kufizuar të sporteleve. Në zyrat e QKR-së, ka edhe nga ata qyetarë që rendin jo për të regjistruar aktivitetin e tyre tregtar, por për ta ç’regjistruar, për shkak të kostove të larta të përballueshme në kushtet e ekonomike ku ndodhet Shqipëria.
dyqan i mbyllurFrika nga ky aksion kundër tyre, i ka detyruar qytetarët që të mbyllin dyqanet dhe të mos hapin  bizneset e tyre për ditën e  sotme.
Janë rreth 600 grupe kontrolli në të gjithë vendin që do të evidentojnë dhe ndëshkojnë raste të shkeljes së ligjit, ndërsa sipas të dhënave nga QKR, vetëm gjatë muajit gusht janë regjistruar mbi 1 mijë biznese në qytet pa llogaritur bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në komuna.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY