Pas dhënies së banesës sociale këngëtarit Tonin Tërshana nga kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, ka ardhur dhe reagimi nga drejtuesit e mëparshëm të bashkisë.
Enno Bozdo, ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, e ka quajtur një gjest hipokrizie veprimin e Veliaj për t’i dhënë Tonin Tërshanës shtëpinë, që sipas tij ishte bllokuar nga Edi Rama.
Bozdo shprehet se Veliaj po përfiton dhe po përuron projektet e gatshme nga bashkia e mëparshme, që i kishte bllokuar qeveria Rama.
Reagimi i Bozdos në Fb
Sot Veliaj ka shperndare celesat e banesave sociale. I mirenjohuri Tonin Tershana perfitoi banesen e shumepritur prej kohesh, per shkak te bllokimit qe Rama, shefi i Veliajt, i beri ketyre banesave. Tonin Tershana ishte perfitues prej kohesh i kesaj banese, por Rama zgjodhi te mos tia jape.
Sot Veliaj, me nje gjest te shkelqyer hipokrizie, u mallengjye dhe i dha ate qe prej kohesh i takonte artistit te mirenjohur. Dhe sigurisht, si gjithmone, harroi ti kerkoje falje z. Tershana dhe te gjithe perfituesve te tjere te ketyre banesave per neperkembjen e shemtuar per me shume se nje vit.
Genjeu perseri Veliaj, duke marre meritat e te tjereve, ashtu sic e shet projektin e cezmave te Tiranes si te vetin, kur ne fakt e gjeti gati sebashku me donacionin kuvajtian. Ashtu sic e shet si te veten lulishten tek “Ferit Xhajko”, kur te fakt te gjitha i gjeti gati per perurim.
Tirana nuk mund te drejtohet duke u mburrur me punet e te tjereve duhet te besh ndonje pune dhe vete.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/