Fatos Lubonja është fitues i çmimit “Prince Claus”, në Holandë i cili jepet për personalitete të fushave të ndryshme si fotografia, muzika, letërsia etj. Këtë vit ky cmim i nda për 10 emra të njohur.
Cmimi për Lubonjën u dha me motivacionin e gazetarit dhe analistit të pavarur, objektiv dhe trim.
“I pavarur dhe objektiv vazhdimisht në analizën e tij, Fatos Lubonja është një zë kryesor për kritikën në vendin e tij. Shkrimet e tij ofrojnë një pamje të kulluar të ngjarjeve në historinë e kohëve të fundit të Shqipërisë. Një kontribues i rregullt për gazetat dhe komentues televiziv, si dhe redaktor dhe botues i një reviste kritike, ai trajton çështje të ndjeshme dhe pa frikë flet të vërtetën”, thuhet në përshkrimin e çmimit të Lubonjës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/