AKUZA/ Ish-shefi i antidrogës, trafikantët përdornin skafin e Saimir Tahirit

AKUZA/ Ish-shefi i antidrogës, trafikantët përdornin skafin e Saimir Tahirit

64
0
Shares

Dritan Zagani lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve të lartë të policisë të lidhur me trafikun e drogës. Në një intervistë për gazetarin Basir Çollakun, ish-shefi i antidrogës rrëfen se kur ka qenë drejtor i kufirit në Vlorë, të gjitha mjete lundruese për trafikun e lëndëve narkotike kanë qenë të regjistruara, ku njëra prej tyre ishte nën pronësinë e ministrit aktual të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Gazetari Basir Collaku ka saktësuar përmes një postimi në fb se botimi në një portal lajmesh i intervistës me Zaganin është deformuar dhe ka qënë i pautorizuar. Sipas tij, Zagani ne interviste nuk ka pohuar asnje fjali se trafiku i droges behej me skafin nen pronesine e z. Saimir Tahiri, minister i Brendshem. Ne intervisten e tij Zagani thote se kam hetuar dhe kusherinjte e ministrit qe perdornin skafin dhe makinen e tij, ndonese ishin kontigjent te trafikut te dr, nuk kane bere trafik me keto mjete. Sepse pohon Zagani, ata kishin mundesi te tjera e logjistike mbeshtetese te madhe.

Zagani është arratisur, ndërsa ishte në masën e sigurisë burg me arrest për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dhënies së informacioneve një pjesëtari të Guardia di Finanza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY