Pas hetimeve të kryera, burimet policore bëjnë me dije se në duart e Prengës janë gjetur shenjë baruti, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja. Sipas ekspertizës, dyshohet se Prenga ka qëlluar me pistoletë.
Nga konflikti mes dy familjeve Prenga dhe Cali kanë mbetur të plagosur 7 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Në një deklaratë për mediat, mjeku Agron Dogjani tha se nga 7 të plagosur që mbërritën pas mesnate (rreth orës 01:00), 4 prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, ndërsa tre të tjerë kanë dalë (Gjok, Francesk dhe Gjergj Cali). Gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas tij, 5 persona janë plagosur me mjete të forta ndërsa dy të tjerët, Tom dhe Nikoll Cali janë plagosur me armë zjarri.
Ndaj deputetit socialist Prenga, pritet të ngrihen akuzat: kanosje serioze për jetën, plagosje me dashje, dhe armëmbajtje pa leje.
Ai u arrestua mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm. Mësohet se avokati i deputetit socialist, Baftjar Rusi është lejuar të takojë klientin e tij.
Ai ndodhet aktualisht në Policinë e Tiranës dhe pritet ti komunikohen akuzat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/