PËRGJAKJA E LAÇIT/ Dëshmia e Prengës në prokurori: Gjon Cali më zuri...

PËRGJAKJA E LAÇIT/ Dëshmia e Prengës në prokurori: Gjon Cali më zuri pritë, unë qëllova në ajër për vetëmbrojtje

57
0
Shares

Në dëshminë që deputeti Prenga ka dhënë në prokurori për ngjarjen e ndodhur në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona, mësohet të ketë thënë se Gjon Cali i kishte zënë pritë duke e kërcënuar, dhe në këtë situatë, ai ka reaguar duke qëlluar në ajër.
“Po udhëtoja nga Patoku në Laç kur Gjon Cali më zuri pritë. Gjon Cali më kërcënoi me armë kurse unë qëllova në ajër”, ka thënë Prenga në prokurori.
Ndërsa më parë, shefi i policisë së Laçit doli me një version ndryshe të historisë, sipas të cilit Prenga ka qëlluar me qytën e armës, shtetasin Gjok Cali ndërsa nuk është vërtetuar ende nëse ka qëlluar më armë zjarri, pasi këtë duhet ta vërtetojë ekspertiza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY