TE GJITHA VENDIMET E KRYESISE/PD kërkon dorëheqjen e Saimir Tahirit dhe...

TE GJITHA VENDIMET E KRYESISE/PD kërkon dorëheqjen e Saimir Tahirit dhe Ilir Metës

50
0
Shares

PD ka kërkuar sonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm , Saimir Tahiri ndërkohë që kryesia e PD-së ka mbështetur edhe thirrjen e djeshme të Bashës për dorëheqjen e Ilir Metës.

Dy kërkesat për dorëheqje janë votuar në mbledhjen e sotme të kryesisë pas mbi 2 orë debat rreth situatës së rëndë të vendit vecmas në 72 orët e fundit, sic deklaroi pas mbledhjes kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

PD ka kërkuar hetimin e menjëhershëm të aferës korruptive të Ilir Metës në tenderin qindramilionësh DIA-CEZ si dhe marrjen nën hetim të ministrit të Brendshëm si koka e bandave të drogës në jug.

PD ka kërkuar krijimin e hapësirave të nevojshme ligjore dhe institucionale për angazhimin në këto hetime të ekspertëve ndërkombëtarë të vendeve euroatlantike.

Në vijim PD vë kusht aprovimin brenda shtatorit të ligjit të dekrimalizimit, largimin e menjëhershëm të kriminelëve nga administrata dhe institucionet tjera publike si parlamenti, etj.

Kryetari i PD-së, theksoi se PD ka mbështetjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë për realizimin e këtyre kërkesave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY