Gjykata e Lartë sot vendos për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga

Gjykata e Lartë sot vendos për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga

83
0
Shares

Gjykata e Lartë vendos sot për masën e sigurisë ndaj deputetit socialist. Armando Prenga pritet të njihet në mesditë me rivlerësimin e masës së sigurisë, që do të vendosë ndaj tij Gjykata e Lartë.
Gjykata e Lartë hodhi dje shortin menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 118 vota pro, heqjen e mandatit për deputetin socialist. Shorti përcaktoi trupën gjykuese prej 5 gjyqtarësh, që kryesohet nga Mirela Fana, ndërsa anëtarë janë Artan Broci, Edmond Islamaj, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca, të cilët do të vendosin për fatin e Armando Prengës.
Aktualisht, deputeti ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Mbi të rëndojnë 3 akuza, “armëmbajtje pa leje”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “kanosje”, pas përfshirjes së tij në një konflikt pronësie në Laç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY