Policia holandeze sekuestroi një sasi prej 120 kg kokainë në dy operacione të bëra në portin e Roterdamit. Në pranga janë vënë pesë shqiptarë. Gjatë operacionit, policia ka gjetur disa persona me çanta në kontenierët e portit.
Forcat e policisë kanë përdorur qenë droge dhe helikopterë, me anë të të cilëve u bë e mundur kapja e shqiptarëve. Nga kontrolli, policia gjeti kokainë të veshur në vende të ndryshme në kontenierët brenda portit. Në total ishin 85 kg kokainë.
Pesë shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 27 deri në 43 vjeç. Një prej shqiptarëve të arrestuar është kafshuar dhe nga qeni për zbulimin e drogës. Ndërsa pas një kontrolli të dytë po në kontenier, policia gjeti edhe 35 kg të tjera kokainë.
Në total, droga në rrugë do të kapte një vlerë prej 4 milionë euro. Operacioni i policisë holandeze është kryer të premten më 4 shtator dhe dyshohet se droga vjen nga Ekuadori.






