Një drejtori shkolle në Krujë, i cili ka dhunuar fizikisht me shpulla një mësues, është proceduar penalisht nga komisariati i Policisë së këtij qyteti.
Burimet zyrtare të policisë lokale, saktësojnë se nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për S. Sh., 40 vjeç, banues në Fushë-Krujë, drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Qerekë Fushë- Krujë.
Procedimi ndaj tij ka filluar pas kallëzimit të bërë nga mësuesi i shkollës, N. V., 56 vjeç, pasi për motive të dobëta, S. Sh., e ka ofenduar dhe e ka goditur me shpulla.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”parashikuar në nenin 237 të Kodit Penal.






