Prej orës 12.30, mistri shqiptar i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së, të akredituar në Shqipëri.
Takimi i cili duket si një “llogaridhënie”, po zhvillohet në zyrat e BE-së në Tiranë.
Ky takim vjen pas akuzave publike në adresë të ministrit të Brendshëm, për implikimin e tij, me rrjete të trafikut të lëndëve narkotike. Akuzat e artikuluar nga një ish-oficer i lartë police, janë pasuar me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e ministrit Tahiri.
Takimi pason edhe një takim të ngjashëm të zhvilluar dje në kryeministri, me kryeministrin Edi Rama.






