Kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në 69-vjetorin e përkujtimit të kryengritjes antikomuniste të Postribës, ku ka ripërsëritur thirrjen për të shporrur dyshen Rama – Meta.
“Përulem në emër të të gjithë demokratëve. Ideali i kryengritjes së Postribës nuk ka ndryshim nga ideali i vitit 1990. Bandat e qeverisë po fundosin vendi. Ngrihuni o popull të shporrim dyshen Rama – Meta”, është shprehur midis të tjerave Lulzim Basha, sot nga Postriba.






